Industria e verës në vështirësi, njerëzit preferojnë birra….

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Industria e verës në vështirësi, njerëzit preferojnë birra….

Qeveria franceze po cakton një fond prej 200 milion euro për të shkatërruar verën e tepërt dhe për të mbështetur prodhuesit.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e problemeve që kjo industri po kalon, duke marrë parasysh faktin se kërkesa për verë ka rënë pasi njerëzit preferojnë të pijnë më shumë birra.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e problemeve që kjo industri po kalon, duke marrë parasysh faktin se kërkesa për verë ka rënë pasi njerëzit preferojnë të pijnë më shumë birra.

Në një përpjekje për të shkurtuar mbiprodhimin, fondet do t’iu jepen edhe vreshtarëve, të cilët në vend të verës mund të prodhojnë produkte të tjera si për shembull, ullinjë.

Në ofrimin e këtyre parave në industri, qeveria franceze synon të ndalojë rënien e çmimeve, në mënyrë që prodhuesit e verës të gjejnë përsëri burime të ardhurash, tha Ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau.

Të dhënat e Komisionit Europian, tregojnë se për këtë vit, konsumi i verës ka rënë me 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% në Francë, 22% në Gjermani dhe 34% në Portugali, ndërsa prodhimi i verës në botë, u rrit me 4%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE