Zhaklin Lekatari nis sherr me fansat në komentet e Instagram-it të Ronaldo Sharkës: “I paskam ngjarë mamasë tënde…”!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhaklin Lekatari nis sherr me fansat në komentet e Instagram-it të Ronaldo Sharkës: “I paskam ngjarë mamasë tënde…”!

Zhaklin Lekatari, gazetare dhe një nga opinionistet e Big Brother VIP 2, iu ka shpallur ‘luftë’ fansave në seksionin e komenteve të Instagram-it të ish-banorit të BBV2, Ronaldo Sharka. Sherrin mesa duket ishin fansat që e nisën të parët, pasi replikuan në komentin e saj në një video ‘funny’ që Ronaldo Sharka kishte postuar. Komenti i gazetares kishte vetëm disa emoji duke qeshur, ndërsa kanë fansat ata që e kryqëzuan Zhaklinën me komente negative. Në postim duken plot 60 komente, ku disa prej tyre janë ofendimet e fansave, ndërsa pjesa tjetër janë përgjigjet e ish-opinionistes:

Një komentues shkruan:

Prap ktu ti, ik moj shkurre.

Zhaklina i përgjigjet:

Tha Edmondi që paguan 18 dollarë për t’u ndierë dikushi.

Kjo përgjigje e saj vjen pasi komentuesi në fjalë kishte shenjën ‘Blue Tick’ të Instagram, e cila së fundmi është bërë me pagesë.

Nga ana tjetër nuk munguan as komentet e shumta kundrejt marrëdhënies së Zhaklinës me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një komentuese tjetër thotë:

 Je për gjyna oj gru krejt negativitet,mllef,urrejtje nuk flet pothuajse me asnjë banor.

Lekatari nuk i përgjigjet aspak mirë:

I paskam ngjarë mamasë tënde nga e cila frymëzohesh çdo ditë, ti dhe çdo bukëshkalë analfabet foragjer që pretendon se është shqiptar. Bli ndonjë palë brekë banjosh fake se të kalon.

Rikujtojmë se, periudhën pas përfundimit të emisionit Big Brother u aludua se një fans i Luizit ka deklaruar që i ka thyer makinën. Por ishte vetë Zhaklina që e mohoi një gjë të tillë, në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio në tapetin e kuq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE