Hetuesit rusë konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit/Analizat gjenetike treguan se ishte kreu i Wagner!

vovalbania August 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hetuesit rusë konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit/Analizat gjenetike treguan se ishte kreu i Wagner!

Yevgeny Prigozhin ka vdekur! Analizat e ADN-së konfirmojnë trupin e shefit të Wagner, mes viktimave të avionit që u rrëzua të mërkurën, sipas zyrtarëve rusë. Komiteti Hetues njoftoi se analizat gjenetike të Prigozhin dhe viktimave që udhëtonin në avion, janë të njëjta me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.

“Ekzaminimet molekularo-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver. Nga rezultatet, u konstatuan se identitetet e 10 viktimave korrespondojnë me listën e udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Hetues.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, dhe të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën. Mes viktimave, ishin figura të rëndësishme të grupit mercenar të krijuar nga Progozhin Kremlini mohon përfshirjen në aksidentin ajror, ndërsa Komiteti Hetues thotë se po vazhdon hetimin për ngjarjen.

Dy muaj më parë, Prigozhin ishte në krye të rebelimit të Wagnerit kundër forcave të armatosura ruse, duke pushtuar qytetin jugor të Rostovit dhe duke kërcënuar se do të marshonte drejt Moskës. Por përplasja u zbut pasi u arrit një marrëveshje që çoi në zhvendosjen e luftëtarëve të Prigozhin dhe Wagner në Bjellorusi.

Tashmë, i paqartë mbetet fati i Wagner. Vdekja e liderit, vë në pikëpyetje të ardhmen e ushtrisë së tij private, që luftoi përkrah forcave ruse në Ukrainë, përpara rebelimit jetëshkurtër kundër udhëheqësve ushtarakë në Moskë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE