Komuniteti “Christiana”, të shqetësuar nga trafikantët e drogës!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komuniteti “Christiana”, të shqetësuar nga trafikantët e drogës!

Christiania e Danimarkës, është një vendstrehim për hipitë dhe artistët për më shumë se 50 vjet. Banorët e saj dëshirojnë të mbyllet tregu i saj famëkeq të drogës i quajtur “Pusher Street” pas një sulmi tjetër fatal qe ndodhi atje. Komuniteti në një deklaratë të botuar të dielën vonë, u shpreh:

Komuniteti Christiania ka vendosur që ‘Pusher Street’ duhet të mbyllet.

Megjithatë, komuniteti autonom në qytetin e tyre të lirë, pranoi se nuk ka “as burimet dhe as fuqinë për të mbyllur Pusher Street dhe për të mos lejuar me tregtaret e drogës atje. Ata kërkojnë ndihmën e qeverisë daneze për të gjetur një zgjidhje. Në vitin 1971, një bandë hipish transformuan një kazermë të braktisur të ushtrisë në qendër të Kopenhagës në shtëpinë e tyre.

 

Ata donin të krijonin një shoqëri alternative, të udhëhequr nga parimet e paqes dhe dashurisë, ku vendimet merreshin kolektivisht dhe ligjet nuk zbatoheshin. Në enklavë, drogat e lehta si marihuana nuk janë zyrtarisht të ligjshme, por tolerohen, gjë që ka çuar në probleme me trafikun e drogës dhe bandat kriminale. Të shtunën, një burrë 30-vjeçar me lidhje me krimin e organizuar u qëllua për vdekje në enklavën 84 hektarësh.

Ishte vrasja e katërt fatale pranë rrugës Pusher e lidhur me tregtinë e drogës që nga viti 2020. Rreth 900 banorët e Christiania-s tani duan që shteti të ndërhyjë dhe t’i japë fund tregut të paligjshëm të drogës dhe në vend të kësaj ta rregullojë atë. Në fillim të gushtit, banorët bllokuan hyrjen në enklavë për një ditë:

Me shpresën për “çlirimin e Christiania nga tirania e bandave”. Gjysmë milion turistë vizitojnë Christiania çdo vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE