Situata me zjarret në vend nën kontroll, aktualisht asnjë vatër aktive!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata me zjarret në vend nën kontroll, aktualisht asnjë vatër aktive!

Ministria e Mbrojtjes këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit për media mësohet se të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar. Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan.

Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE