“Do mbronte shoqen..”- Dalina Buzit nuk i del e keqja me Jerina Lalen, ka dy fjale dhe per Elvana Gjaten

vovalbania August 29, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Do mbronte shoqen..”- Dalina Buzit nuk i del e keqja me Jerina Lalen, ka dy fjale dhe per Elvana Gjaten

Pak kohe me pare nje debat mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalaj ne “Goca & Gra” rrembeu vemendjen e publikut dhe u komentua ne rrjetet sociale.

Gjithcka filloi me nje status te Jerines ne InstaStory, ku shkruante: “Dancing do mbaroje shpejt, por helmit qe keni ne bark ça do i beni. Nje i frustruar mbetet gjithmone i frustruar”.

E pyetur per kete status, ajo u shpreh se i duken te teperta komentet negative ne spektaklin e kercimit, duke iu drejtuar keshtu Dalines.

Me te thene kete, ne studion e “Goca & Gra” ndodhi nje debat i ashper mes dy paleve, nderkohe qe e ftuar ishte Julka Gramo e cila eshte mike e ngushte e Jerines.

Dalina ka qene e ftuar ne nje interviste per “Me ler te flas” mbremjen e sotme, ku foli edhe rreth ketij debati per te cilin u shpreh se komentet e Jerines ishin per te mbrojtur shoqen e saj, Julken.

“Ajo ndodhi se do mbronte shoqen e ngushtë aty. Kaloi ‘përroi psikik’, nuk dija çfarë t’i thoja. Këto janë konflikte në kokën e të tjerëve. Julka foli se mendoi që unë e kam personale, po me Sarën çfarë kam personale.

Unë në jetën time nuk kam dashur të bëj viktimën, mbroj veten time. Njerëzit që imponohen me viktimizim pastaj dhe i imponojnë të tjerët. Nuk duhet të imponosh askënd që të të mbrojë. Është e çuditshme, mua nuk më pëlqen kërcimi, kaq pikë të vlerësoj. Ti kalon në personalizime, merr historinë e jetës sime dhe kalon në gjëra të shëmtuara që janë prerë realisht. Jam e acaruar se duhet të ndal panelin”- tha Dalina

Persa i perket raporteve me Elvana Gjaten, Dalina sqaroi njehere e mire se nuk ka asnje hatermbetje mes tyre.

“Me Elvanën gjithçka në rregull është. Marrëdhënia ime me Elvanën ka nisur në 2009. Ka qenë një marrëdhënie që e kemi ndërtuar bashkë, pa ndërhyrjen e askujt. Kemi bërë projekte bashkë, domethënë janë shumë. Në këtë marrëdhënie, njerëzit që janë future në marrëdhënien tonë janë njerëz që ne kemi punuar. Nuk kam çfarë t’i them Elvanës, as ajo mua, sepse ky person apo tjetra që është konkurrente nuk janë përmendur kurrë në marrëdhënien tonë. S’kam si ti them gocës së huaj”- shtoi Dalina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE