E pabesueshme! Kjo është shuma marramendëse e biletës “speciale” për të takuar Messin e Ronaldon

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pabesueshme! Kjo është shuma marramendëse e biletës “speciale” për të takuar Messin e Ronaldon

Duket se kur bëhet fjalë për Lionel Messin e Cristiano Ronaldon, gjithçka i kalon kufijtë e pritshmërive.

Së fundmi, një pasanik arab është futur në historinë e futbollit, duke paguar 2.7 milionë euro për biletën e ndeshjes mes Ronaldos dhe Messit.

Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi fitoi ofertën për një biletë speciale VIP për ndeshjen mes PSG-së dhe yjeve të kampionatit të Arabisë Saudite të përbërë nga lojtarë të skuadrave Al Nassr dhe Al Hill.

Do të jetë një duel i madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Biletat u shitën në kohë rekord, kishte më shumë se dy milionë kërkesa për bileta, por vetëm 50 mijë fatlumë do të mund të ndjekin duelin mes dy futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave më 19 janar në Riad.

Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi pagoi më së shumti për një biletë speciale. Oferta filloi me 270 mijë euro për një biletë VIP, dhe përfundoi me ofertën e këtij pasaniku prej 2.7 milionë eurosh.

Me këtë biletë, ai do të ketë qasje në të gjitha hapësirat e stadiumit, madje pritet të takojë edhe Messin e Ronaldon.

Kjo shifër, si dhe të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes do të dhurohen për bamirësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE