Më shumë se një vit pas ndarjes nga Amos, Giliola zbulon lidhjen e re të dashurisë

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më shumë se një vit pas ndarjes nga Amos, Giliola zbulon lidhjen e re të dashurisë

Giliola Haveriku është banorja më e re e Big Brother Vip Kosova. Këngëtarja shqiptare vjen nga një histori dashurie me Amos Zaharia, ndarja e të cilëve u përfol gjatë në media.

Që pas ndarjes nga aktori i njohur, Gigi nuk u përfol për lidhje të re dashurie, por paska ndodhur dhe këtë e zbuloi vet ajo.

Këngëtarja ka zbuluar se para se të bëhej pjesë e këtij formati ka nisur një lidhje të dashurie.

Sipas saj gjithçka kishte nisur pasi ajo kishte marrë vendimin që të bëhej pjesë e kastit të BBVK.

“Unë e kisha marrë vendimin të vij këtu. E njoha më pas. Nuk kisha shanse dhe s’doja ta anuloja këtë, po mendoja për veten. Është e rrezikshme kur ke pak kohë, se thua se ‘mund të shuhet shumë shpejt’, por mua këtu më është ndezur më shumë”, ka thënë Gigi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49952 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE