Detaji që çmendi rrjetin! Çfarë e lidhi mbrëmë mamanë e Donaldit me Bora Zemanin?

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaji që çmendi rrjetin! Çfarë e lidhi mbrëmë mamanë e Donaldit me Bora Zemanin?

Me siguri të gjithëve ju është fiksuar në memorie takimi i Donaldit në fillimet e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.

Videoja e takimit të tyre ishte ndër më të klikuarat në Youtube në historinë e këtij edicioni.

Edhe sikur të mos donim, aq herë sa kemi parë fragmente të këtij momenti në rrjete sociale, na është fiksuar edhe veshja e dy personazheve protagonistë.

Bora Zemani e takoi aktorin e veshur me një këmishë me shirita të gjelbër e blu, lejla e të verdhë. Ju kujtohet?

Mirëpo, një këmishë të ngjashme kishte veshur mbrëmë edhe mamaja e Donaldit, kur i bëri surprizën djalit të tij në Pallatin e Kongreseve.

Të gjithë nisën të krahasojnë veshjet, teksa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

Po ta shohim me vëmendje, këmishat nuk janë të njëjta me njëra-tjetrën dhe me siguri e gjitha është një rastësi. Mirëpo siç e dimë, shqiptarëve kaq pak u duhet për ta bërë qimen tra.

Donaldi nuk arriti të dalë fitues i këtij edicioni, teksa fitoi mbështetje të madhe nga publiku dhe mori moderimin e një emisioni në prime në “Top Channel”, “Më lër të flas”, së bashku me 10 mijë euro si finalist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48869 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE