“E doja më shumë se prindërit e fëmijët, e fala për 6 vite”, Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E doja më shumë se prindërit e fëmijët, e fala për 6 vite”, Arjola Demiri rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj

Prova e kësaj jave në “Big Brother VIP” është mjaft interesante, ku banorët do të zhvillojnë biseda në çift rreth tematikave të ndryshme që lidhen gjithashtu me jetën e tyre, të caktuar nga produksioni.
Konkurrentët e radhës për zhvillimin e kësaj prove ishin Arjola dhe Iliri.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se gjatë bisedës, aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj.
Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’, u shpreh ajo.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE