Moderatorja e “Top Channel” dhe këngëtarja e njohur pjesë e “Dancing With The Stars”?!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e “Top Channel” dhe këngëtarja e njohur pjesë e “Dancing With The Stars”?!

Startimi i “Dancing With The Stars” do të startojë këtë vit sezonin e dytë dhe që tani kanë filluar rekrutimet për konkurrentët pjesmarrës.

Mes emrave më të përfolur për t’iu bashkuar programit janë: Eni Shehu, Enxhi Nasufi, Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes dhe Nora Istrefi.

Ndërsa së fundmi, dy emra të tjerë po lakohen dhe që mund të jenë pjesë e kastit të këtij formati.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur të Top-Channel, Nevina Shtylla si dhe këngëtarja Kejsi Tola.

Në promovimin e albumit të saj të fundit “Luminous”, Kejsi Tola përveç aftësive të saj të padiskutuara në këngë, dinte të kërcente shumë mirë. Madje pjesë e koreografisë së saj ishin balerinët e Topit, kështu që Kejsi do ta ketë më të lehtë punën me ta.

Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar deri më tani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE