Pasagjeri turk gjobitet me 2 mijë euro, doli në pistën e aeroportit për të pirë duhan!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasagjeri turk gjobitet me 2 mijë euro, doli në pistën e aeroportit për të pirë duhan!

Një pasagjer turk që po nisej nga Venecia drejt Stambollit është gjobitur me 2 mijë euro pasi nuk i rezistoi pirjes së duhanit. Pasagjeri hapi dyert e aeroportit “Marco Polo” dhe doli në pistën e ngritjes dhe uljes për të ndezur një cigare. Por menjëherë ndërhynë efektivët e policisë kufitare. Gjoba prej 2000 eurosh është dënimi i parashikuar për ata që hapin me forcë dyert “Air side” pa pasur të drejtë ta bëjnë këtë, në zbatim të urdhëresave specifike të ENAC.

Në Venecia, përdorimi i cigareve, përfshirë ato elektronike, brenda infrastrukturave të aeroportit lejohet vetëm në zona të përcaktuara mirë dhe me sinjalistikë, me një shenjë të veçantë që autorizon mundësinë e pirjes së duhanit. Ndalimi shtrihet gjithashtu në të gjitha vendet e mbyllura si dhomat e pritjes, portat, korridoret dhe zona tregtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE