“Plas” sherri në Dibër! 33-vjeçari nxjerr armën dhe kërcënon dy persona!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Plas” sherri në Dibër! 33-vjeçari nxjerr armën dhe kërcënon dy persona!

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mesditën e sotme në Dibër, pasi u konfliktua me dy persona të tjerë.

Mësohet se, 33-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe në një moment ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Mirëpo, falë ndërhyrjes në kohë të bluve, ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

Policia ndërkohë ka sekuestruar dhe armën me të cilën 33-vjeçari qëlloi në ajër.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër,  shtetasit  Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit  Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit  dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE