Preket për herë të parë para kamerave, Noizy rrëfen planet e tij për martesën dhe fëmijët

vovalbania August 31, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Preket për herë të parë para kamerave, Noizy rrëfen planet e tij për martesën dhe fëmijët

Janë të rralla momentet kur Noizy preket në intervista, jo për gjë po duke qene se edhe vetë intervistat e tij janë shumë të rralla dhe fansat e reperit nuk e kanë parë ndonjëherë të emocionuar.

Megjithatë ditën e sotme në bisedën që ai ka realizuar tek “ABC e Pasdites” kemi parë një anë tjetër të artistit dhe sigurisht kjo mund të vinte vetëm nga prindërit e tij.

Noizy mori në studio një mesazh prekës nga prindërit e tij dhe i pari që pa në një videomesazh, ishte babai, Bashkim Rajku, i cili tregoi se sa krenar është për atë që ka arritur i biri përgjatë këtyre viteve karrierë muzikore

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.”, tha i ati, ndërsa Noizy pasi pa mesazhin, u shpreh i emocionuar se babai është shoku i tij më i ngushtë.

Ndërkohë mesazhi i radhës i erdhi pikërisht nga e ëma e cila u shpreh:

“Mami të uron të gjitha të mirat dhe suksese në këtë sipërmarrje kaq të madhe. Jam shumë e lumtur që po realizon ëndrrat e tua për ditë e më shumë. Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je. Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje.”

Sigurisht nuk mungoi edhe kërkesa tipike e nënave për reperin, që të gjejë një nuse dhe të bëhet me fëmijë. E duke marrë shkas nga komenti që bëri e ëma, Noizy foli edhe për jetën personale, duke zbuluar se martesa nuk është në planet e tij të afërta, kryesisht për shkak të angazhimeve.

“Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin. Por që për momentin nuk e shoh të afërt.”, tha ai.

Po ashtu u shpreh se është edhe pak xheloz në lidhje, gjë që e ka penguar në marrëdhëniet që ka pasur mesa duket, por nuk ka problem Noizy, të gjithë jemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE