Dhurata e momente romantike! Bashkimi surprizon Alvisën, çfarë biseduan me zë të ulët

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhurata e momente romantike! Bashkimi surprizon Alvisën, çfarë biseduan me zë të ulët

Alvisa dhe Bashkimi në fillim të “Për’puthen” u dukën si një nga çiftet e mundshme të këtij programi pas takimit te tyre te pare, i cili shkoi mjaft mire.

Mirëpo, gjërat ndryshuan dhe ata i prishën marrëdhëniet pasi Alvisa doli në takim me Brunon. Mes dy konkurrentëve, siç kanë treguara ata, pati ndërprerje komunikimi. Madje, Alvisa e ftoi në takim Bashkimin por ai refuzoi.

Por, gjërat sot kanë marrë një rrjedhë tjetër. Bashkimi ka surprizuar Alvisën duke i dhuruar një buqetë me lule e po ashtu e ka ftuar në kërcim.

Teksa po kërcenin dhe po shijonin praninë e njëri-tjetrit, Alvisa i tha: “Shyqyr e bëre bam.” Më pas e pyeti përse e ftoi në kërcim, ndërsa Bashkimi iu përgjigj “Se do të vazhdojmë njohjen.”

Përgjigja e Alvisës ishte e shkurtër: “U këpute fare” dhe të dy filluan të qeshnin. Në fund i solli buqetën me lule, të cilat shoqëroheshin me një pusullë ku shkruhej: “Ti e meriton…”

 

 

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE