Elon Musk thotë se e bija transgjinore është produkt i ‘lavazhit të trurit’ nga shkolla private!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk thotë se e bija transgjinore është produkt i ‘lavazhit të trurit’ nga shkolla private!

Elon Musk ka folur së fundmi për ndarjen nga i biri, që është tashmë femër transgjinore duke e quajtur atë “komuniste” të bërë të tillë nga shkolla private ekskluzive që ka ndjekur. Fëmija 19-vjecar i Musk i lindur me emrin Xavier Musk, ka ndryshuar gjininë në femër Vivian Jenna Wilson, dhe në dokumentet ligjore thotë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me milionerin e Tesla.

Në një pjesë të librit të tij të pritur autobiografik, autori Walter Isaacson shkruan se ndarja e Musk me Vivian është shumë e dhimbshme për të. Miliarderi ishte habitur me lajmin e padëgjuar të ndryshimit të gjinisë së Vivian, por më shumë kur ajo shprehte pikëpamjet maksiste kundër të pasurve, prej të cilave dhe ka ndaluar marrëdhëniet me të. Musk i tha autorit, duke i vënë fajin shkollës ekskluzive Crossroads, në Santa Monica ku një vit mësim kushton deri në $50,000:

Isaacson shkruan më tej se e trazuara Vivan kur ishte 16 vjeç, diku rreth vitit 2020 ose 2021, i shkroi kunatës së Elon:

Unë jam trnasgjinore tani, e kam emrin Jenna … mos i thuaj babit.

Biografi tregon se ndarja e Musk me Vivian vjen nga ideologjia liberale e demokratëve në pushtet në SHBA e njohur si ‘woke’, që sipas tij është një kërcënim për njerëzimin dhe identitetin njerëzor, ashtu si ne e njohim. Musk edhe më parë ka fajësuar ideologjinë moderne për problemet e Vivian, por kjo është hera e parë që emëron shkollën e të pasurve e të famshmëve që ajo ka ndjekur. Vivian raportohet se ka bërë kërkesën për ndryshimin e gjinisë dhe emrit në prill 2022. Ajo ka thënë në një gjykatë në  Kaliforni se pjesërisht e bënte për t’u distancuar nga i ati, i cili renditet aktualisht si më i pasuri në botë, sipas Forbes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE