Gjyqi i Donald Trump do të transmetohet në televizion për audiencën e gjerë!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqi i Donald Trump do të transmetohet në televizion për audiencën e gjerë!

Një gjykatës ka vendosur që procedurat gjyqësore kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe të bashkëpandehurve të tij në rastin e tij për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Xhorxhia, të transmetohen në televizion. Gjyqi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në YouTube tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee.

Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Xhorxhia në vitin 2020. Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm, duke hequr dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme.

Trump u dorëzua javën e kaluar në burgun e Qarkut Fulton në Atlanta, ku iu bë fotografia e parë si i arrestuar. Ai vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

Në total, Trump përballet me 13 akuza, duke përfshirë shantazhin, për presion të pretenduar ndaj zyrtarëve të Xhorxhias për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet. Në një dokument gjyqësor të paraqitur të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e akuzave dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në gjykatë. “Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51156 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE