Greqia, masa për zjarret: Rriten gjobat. Çdo zjarrvënës do ta kryej dënimin në burg!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia, masa për zjarret: Rriten gjobat. Çdo zjarrvënës do ta kryej dënimin në burg!

Gjatë një debati parlamentar mbi përballimin e zjarreve masive që kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë pyje në Greqi gjatë dy muajve të fundit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një gamë të gjerë ndërhyrjesh për të përballuar pasojat e krizës klimatike, përforcimin e mbrojtjes civile, por edhe mbështetjen dhe rindërtimin e zonave të prekura.

Duke ju referuar zjarreve në Evros,që vazhdojnë për 14 ditë rrjesht në një front tashmë prej 15 km, Mitsotakis ka thënë se sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus,

Ato janë zjarret më të mëdha në BE që kur unioni filloi të mbante të dhëna, janë veçanërisht të vështira dhe do të studiohen për shumë vite nga shkencëtarët.

“Në vendin tonë, megjithëse ishim të përgatitur – do të insistoj në këtë dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo kritike me mirëbesim – megjithëse ishim të përgatitur më mirë se çdo vit tjetër, u përballëm me një kombinim të paprecedentë ngjarjesh. Kemi pasur alarm ekstrem të nivelit 5, jo vetëm në një rajon të vendit, por në shumë rajone, shtatë herë këtë verë”, tha Mitsotakis.

Sipas kreut të qeverisës greke gjobat do të rriten dhe zjarrvënësit e dënuar do të duhet të kryejnë dënimin e tyre në burg edhe në rast të neglizhencës.

“Shkaku i zjarrit në Evros është duke u hetuar. Është pothuajse e sigurt se është shkaktuar nga njeriu dhe është pothuajse e sigurt se zjarri ka rënë në rrugët e përdorura nga emigrantët e paligjshëm që hyjnë në vendin tonë”, shtoi kryeministri.

Mitsotakis që është kritikuar nga partitë opozitare për paaftësi të qeverisë në përballimin e zjarrve, njoftoi përforcimin e mjeteve të shuarjes së zjarrit, sidomos me furnizimin me  avionë të rinj Canadair nga viti 2026 dhe më shumë se 100 dronë – të katër llojeve të ndryshme – që në sezonin e ardhshëm të verës. Gjithashtu,përveç rritjes së gjobave dhe dënimeve me heqje lirie për zjarrvënie, ai ka deklaruar se do të punësohen menjëherë 500 specialistë pyjesh, 1000 zjarrfikës, staf i ri sezonal dhe do të rritet numri i rojeve në pyje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE