Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moslejimi i grave në parqe kombëtare nga talibanët ngjall zemërim!

Mijëra familje dynden çdo vit pranë liqeneve me ngjyrën blu të kristaltë dhe shkëmbinjve të lartë në Band-e Amir, një nga parqet kombëtare më të njohura në Afganistan. Midis vizitorëve ishte edhe familja e Zahra Qumbri, një gruaje të re që jeton në provincën qendrore të Bamiyanit, ku ndodhet parku. Por, Qumbri nuk do të mund ta vizitojë më këtë park, pasi talibanët, më 26 gusht, ndaluan hyrjen e të gjitha grave në Band-e Amir, veprim që ka shkaktuar zemërim të madh.

Qumbri, për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, u shpreh:

 Ky është një akt mizor që është edhe i palogjikshëm dhe çnjerëzor. Në dy vjetët e fundit, gratë janë larguar nga të gjitha aktivitetet kulturore, ekonomike dhe politike.

Ky vendim shihet si përpjekja e fundit për t’i fshirë gratë afgane nga jeta publike. Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët ua kanë ndaluar grave arsimimin dhe shumicën e formave të punësimit dhe kanë vendosur kufizime të rrepta për lirinë e lëvizjes dhe paraqitjes së tyre në publik.

Ne jemi praktikisht nën arrest shtëpiak. Ato ndalimet po rriten gradualisht dhe po shtrëngojnë kufizimet kundër grave afgane. Ata po na varrosin të gjalla.

Vendimi i fundit hyri në fuqi menjëherë pasi Mohammad Khalid Hanafi, ministri i talibanëve për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve, deklaroi se gratë që vizitonin Band-e Amir nuk e mbanin hixhabin e detyrueshëm, ose shaminë islame të kokës, siç duhet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE