“Ne Zvicer i lidhur me gjermanen, ne shqiperi me shoqen e Adroles”, Kush eshte banori i “BBV” qe ka patur lidhje paralele?

vovalbania September 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Ne Zvicer i lidhur me gjermanen, ne shqiperi me shoqen e Adroles”, Kush eshte banori i “BBV” qe ka patur lidhje paralele?

Prej disa javësh, Kledi Hysa, ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Modeli i njohur ka folur shumë pak në lidhje me jetën e tij private.

Vetëm në një bashkëbisedim me Monikën në javën e parë të “Big Brother VIP”, ai tha se ka dikë jashtë, por që nuk foli shumë për të.

Por teksa javët kalojnë dhe ish-futbollisti duket se po afrohet më shumë me vajzat që ndodhen në këtë edicion të BB VIP, doli në skenë e dashura e tij gjermane, Haula.

Kjo e fundit ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku gjatë lidhjes “Skype”, foli për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e saj me Kledin. Ajo gjithashtu foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme dhe si po e shikon partnerin me vajzat.

“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Ndërsa kur Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat, ajo tha:

“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No commet”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kanë gjashtë vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.

“Ne kemi gjashtë vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo.

Por, le të ndalojmë te deklarata e saj se kanë gjashtë vite bashkë dhe dyshimi se Kledi ka mbajtur në lidhje paralele në fillimet e tij.

Kjo për faktin se në vitin 2016, pra, pesë vite më parë, ai është përfolur për një romancë me një modele nga Shqipëria, Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit.

Ndërkohë në prill të atij viti, “Panorama Plus” publikoi lajmin e romancës së Kristinës me kushëririn të ish-burrit të Adrolës, Adisit, i cili dhe i kishte prezantuar.

Në kohën që doli lajmi, thuhej se ata kishin kohë që frekuentoheshin, ndërkohë që Kledi ishte në një lidhje po ashtu të re me gjermanen.

Pesë vite më parë, pasi lajmi se Kristina (në atë kohë më aktive në jetën si modele) ishte e lidhur me një model që njihej më shumë jashtë Shqipërisë.

Kristina reagoi, duke zgjedhur të mos i prishte Kledit me lidhjen e tij.

Modelja dhe ish-Miss Universe Albania 2013, Kristina Bakiu, u komentua jo pak në media për këtë lidhje dashurie shoqëruar me foto pushimesh së bashku.

Në lidhje me historinë për modelin shqiptar Kledi Hysa, i cili e zhvillonte karrierën e tij në Zvicër, njëkohësisht djali i hallës së bashkëshortit të modeles, Adrola Dushi, mikeshë e ngushtë e Kristinës, ajo tha:

“Kledi është një mik i imi shumë i mirë, ai është kushëriri i Adisit, bashkëshortit të Adrolës dhe sa herë që vjen në Tiranë ne takohemi si miq. Ju e dini lidhjen time të ngushtë me Adrolën, atë e dua shumë si motër dhe si shoqe, nuk e dua si kunatë”.

Por komentuesit nuk e besuan këtë deklaratë, duke e konsideruar tipike të vajzave që duan të fshehin të vërtetën për një arsye që e dinë vetëm ato.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE