Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Olta tregon thashethemin më të “‘çmendur” që dëgjoi për të

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Olta tregon thashethemin më të “‘çmendur” që dëgjoi për të

Olta Gixhari ka dhënë intervistën e saj të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP” në programin “Më lër të flas”.

Normalisht që kjo intervistë kishte të bënte me eksperiencën e saj në reality show, ndjesitë e para pas daljes si dhe thashethemet më të çuditshme që ka dëgjuar pasi la shtëpinë e BBV.

Aktorja u shpreh se një nga thashethemet që e ka habitur më së shumti ka qenë se bashkëshorti i saj ka blerë çmimin e madh dhe se Olta do të shpallej fituese me çdo kusht.

Kjo hipotezë ka qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale, gjë të cilën publiku e besonte realisht, mirëpo u mohua kategorikisht nga Olta.

Tashmë që është jashtë shtëpisë, Olta u shpreh se është duke shijuar kohën e humbur me djalin e saj, me të cilin kalon pjesën më të madhe të kohës.

Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron që fitoren t’a rrëmbejë Dea Mishel, pasi sipas saj është një vajzë shumë inteligjente dhe ka si armë të fortë ftohtësinë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49324 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE