Dy kinezë mes katër të vrarëve në sulmin ndaj transportuesve të arit në fushat e R.D. Kongo!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy kinezë mes katër të vrarëve në sulmin ndaj transportuesve të arit në fushat e R.D. Kongo!

Provinca jugore Kivu ka qenë skenë e disa sulmeve të armatosura mes vendasve dhe kompanive minerare kineze që gërmojnë për flori në Republikën Demokratike të Kongos. Sot dy shtetas kinezë dhe dy të tjerë u vranë në një sulm ndaj zyrtarëve që transportonin floririn nga galeritë e provincës.

Karvani me katër automjete i grupit TSM Mining transportonte floririn e nxjerrë nga impjantet në lumin Kimbi drejt provincës Kivu. Sulmuesit raportohet se morën “pakot me flori bruto dhe u larguan drejt xhunglës”, tha zyrtari sigurisë së Fizi, Sammy Badibanga Kalondji. Dy të vrarët e tjerë ishin një ushtarak shoqërues dhe një shofer, të dy vendas nga Kongo.

Kalondji shtoi se tre persona të tjerë u plagosën në sulm – një punonjës minerar kinez, një tjetër ushtar dhe një punonjës miniere. Ai shtoi se sulmuesit ishin nga rajoni fqinjë Maniema, pa shpjeguar burimin e informacionit. Kina është një investitor madhor në R. D. Kongo dhe dominon industrinë fitimprurëse të minierave aty. Rajoni i Kivu ka qenë skena e disa sulmeve ku grupet e armatosura vendase kanë shfaqur prej kohësh tensione ndaj firmave minerare kineze./TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE