Sfidat e njeriut që u vendos që në moshën 6-vjeçare brenda një tubi të quajtur “mushkëria e hekurt”!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sfidat e njeriut që u vendos që në moshën 6-vjeçare brenda një tubi të quajtur “mushkëria e hekurt”!

Ishte vetëm 6-vjeç kur u godit nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, Paul u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëria e hekurt”, e cila e ka mbajtur gjallë që nga viti 1952. Edhe pse Paul jeton i varur nga makina, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes.

“Mushkëria e hekurt” është një tub që zëvendësoi rolin e mushkërive të infektuara dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti, kryesisht në vitet ’50. Ventilatori në fjalë, i cili duket si një arkivol metalik i frikshëm, kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë.

Pajisja funksionon duke krijuar një vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti. Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë të quajtur “frymëmarrja e bretkosave” (glosofaringeale), e cila bëhet duke gëlltitur ajrin. Atij iu desh një vit për ta përmirësuar këtë stil frymëmarrje dhe pasi e perfeksionoi, arriti të dilte nga mushkëria e hekurt, duke dalë fillimisht në tarracën e shtëpisë dhe më pas në oborr.

Në moshën 21-vjeçare, ai u bë personi i parë që u diplomua nga një shkollë e mesme në Dallas pa ndjekur mësimet personalisht. Paul regjistroi përvojat e tij në një autobiografi me 155 faqe, të cilën e shkroi gjatë 5 viteve me një stilolaps të ngjitur në një shkop që e drejtonte me dhëmbët e tij. Tani, në moshën 77-vjeçare, ai është një nga njerëzit e fundit në botë që ende përdor një ‘mushkëri hekuri’ dhe mbështetet pothuajse ekskluzivisht tek ajo për të marrë frymë. 77-vjeçari madje i mbijetoi pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se ishte në grupin me rrezik të lartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE