U morën peng nga të burgosurit në Ekuador, lirohen 57 rojet dhe policët!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U morën peng nga të burgosurit në Ekuador, lirohen 57 rojet dhe policët!

Të burgosurit e burgut Cuenca në jug të Ekuadorit, të cilët kanë protestuar që prej të mërkurës kundër transferimit të të burgosurve në burgje të tjera, morën peng 57 agjentë, përfshirë roje dhe policë. Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha gjatë një konference për shtyp në Quito, duke shtuar se shtatë nga të arrestuarit ishin oficerë policie.

Ndërkaq, vetëm së fundmi është bërë e ditur se janë liruar rojet dhe oficerët e policisë. 50 rojet dhe shtatë policë, pengje të të burgosurve në gjashtë burgje, iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në deklaratën e saj të shkurtër nuk jepet asnjë shpjegim se si u liruan, apo si u morën peng.

Marrja e pengjeve erdhi pasi qindra ushtarë dhe oficerë kryen një operacion për të kërkuar armë, municione dhe eksplozivë në një nga burgjet kryesore të vendit, në qytetin e Andeve të Latacunga. Megjithatë, zyra shtetërore përgjegjëse për burgjet, tha se pengjet ishte një hakmarrje për atë operacion. Por autoritetet më vonë thanë se ishte në shenjë proteste ndaj transferimit të të burgosurve në burgje të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE