Krim në familje! Vritet me thikë 37-vjeçarja në Tiranë, autore dyshohet e motra…

vovalbania September 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krim në familje! Vritet me thikë 37-vjeçarja në Tiranë, autore dyshohet e motra…

Një vrasje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë në rrugën e Kavajës. Një 37-vjeçare me emrin Amanda Pushani u gjet e pajetë, e cila fillimisht u dyshua se kishte kryer vetëvrasje, por hetimet vërtetuan ndryshe. Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në lidhje me vrasjen autoritetet arrestuan motrën e saj Marsela Pushani, 40 vjeç, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës të motrën e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Si ndodhi ngjarja?

Ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë. Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshtë stomakut.

Viktima

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive.

Autorja

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE