2 puthje që në puntatën e parë, ndizen “shkëndijat” e dashurisë në Love Island

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2 puthje që në puntatën e parë, ndizen “shkëndijat” e dashurisë në Love Island

Me nisjen e “Love Island” për herë të parë në Shqipëri, duket se nisi sërish vera, ditët e nxehta dhe më e rëndësishmja: dashuria.

Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e parë të programit, pas shumë ngjarjesh, u formuan 5 çiftet e para.

E nëse jeni kuriozë nëse mes të rinjve ka pasur siklet apo nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duhet t’ju themi që ka ndodhur e kundërta.

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur puthja e parë mes një çifti. Bëhet fjalë për Salionin dhe Amadean. Por ajo nuk ishte e vetmja puthje.

Teksa të gjithë konkurentët ishin duke festuar natën e parë brenda në shtëpi, lumturia dhe emocioni, i bënë Amadan dhe Sofilën të shkëmbejnë një “baby kiss”.

Menjëherë pas kësaj puthje ka qenë Salioni ai që është afruar dhe Amadea e ka puthur.

E mesa duket, “shkëndijat” e para të dashurisë sapo nisën…

https://www.instagram.com/reel/CwvtnV8NKpG/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE