“Budallaçkë e shkurtër dhe xheloze për shalët e mia”- Moderatorja shqiptare i kundërpërgjigjet ndjekëses

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Budallaçkë e shkurtër dhe xheloze për shalët e mia”- Moderatorja shqiptare i kundërpërgjigjet ndjekëses

Fatma është një personazh publik mjaft i pëlqyer por duket se ka dhe nga ata që e ofendojnë. Ka qënë komenti i një përdoruese të rrjeteve sociale që ka acaruar shumë moderatoren e njohur, e cila si gjithmonë nuk i ka kursyer përgjigjet e saj të argumetuara.

Në fakt, ka qënë Anisa Kushta, një personazh mjaft i preferuar në rrjetet sociale, ajo që ka marrë këtë mesazh, të cilin e ka ndare menjëherë me Fatmën, duke shkruar: “Dua sherr”.

“Asaj Fatmës apo Fatimes, dua t’i them që është shumë fshatare. Italianët kanë një shprehje që thotë: Kush je dhe çfarë bën. Pale kur do të trajtojë tema serioze një person që pozon me njërën këmbë ngritur pupthi“, ky ka qënë komenti që i është nisur moderatores, e cila sigurisht nuk e ka patur aspak problem ta ndaje me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur me mjaft sportivitet.

“Në këtë mesazh më shqetësojnë dy gjëra: Fakti që emri Fatime është përdorur si sharje, një emër me kuptim kaq të madh e kaq i bukur ( emri i gjyshes time të ndjerë, une e kam Fatma por dhe Fatime ta kisha do e kisha për nder, është emri i vajzës së profetit Muhamed që ka një rol shumë të rëndësishëm në Islam e për të cilën më fliste gjyshja gjithmonë dhe sesi i lexonte grave të tjera dhe u mësonte shkrim e këndim”.

“Më shqetëson dhe fakti që fshatare përdoret po si ofendim, unë jam beratase denbabaden, kjo dihet botërisht dhe nuk po flas çfarë është Berati, kultura dhe qytetaria e këtij vendi dhe kur datojnë, por nqs do isha nga fshati, pse duhet të ndihem e ofenduar nga termi fshatare?”

“Pooo, do e kisha për nder dhe nqs do quhesha Fatime dhe isha nga fshati, sepse unë Fatimja nga fshati, të kam bërë ty claudian nga qyteti me fol me vete këtë të dielë, në vend që të hash pulën me pilaf. ?????????????????, buallaçkë e shkurtër dhe xheloze për shalët e mia të depiluara me lazer që i ngre pupthi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50228 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE