“Sa herë bëj dush, kujtoj atë…”, Krist Aliaj tregon dhuratën nga e dashura e tij!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sa herë bëj dush, kujtoj atë…”, Krist Aliaj tregon dhuratën nga e dashura e tij!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Kristi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon dhe veç të tjerave ka folur rreth lidhjes së tij të re, me vajzën të cilën ende nuk e ka zbuluar për publikun. Kristi ka treguar se shkëmben me të dashurën e tij dhurata të vogla dhe të mirëmenduara dhe ka treguar njërën prej tyre.

Më ka bërë një dhuratë të vogël, gjëra të vogla…mua më ka dhënë një shampoo xhel të një marke që më pëlqen dhe të një arome që më pëlqen shumë, aromë komplekse dhe kur lahem e mendoj dhe them sa dhuratë e bukur… 

Krist Aliaj festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të në një nga plazhet e jugut në Shqipëri. Krah tij në këtë ditë të veçantë ishte dhe Dea Mishel. Kjo e fundit i bëri edhe një urim të ëmbël publik, duke nxitur kështu edhe më shumë aludimet e javëve të fundit se Kristi dhe Dea mund të jenë në një lidhje. Por, këto spekulime dyshja i ka shuar në Instagram. Fillimisht, Kristi ka publikuar një foto me Dean duke shkruar se ata janë thjesht miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Madje, ai zbulon se ka një marrëdhënie me dike tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE