“Tregohuni të kujdesshëm në makinë”/ Dea Mishel tregon detajet e aksidentit që pësoi ditën e djeshme!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tregohuni të kujdesshëm në makinë”/ Dea Mishel tregon detajet e aksidentit që pësoi ditën e djeshme!

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel, është përfshirë një ditë më parë në një aksident rrugor, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime të rënda. Ka qenë vetë Dea, ajo që ka bërë të ditur lajmin, duke publikuar në “Instastory” edhe dy automjetet që u përplasën me njëri-tjetrin në rrugë.

Siç duket nga fotoja, makinat janë dëmtuar, por për fat të mira, dëmet duken të vogla.

“Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinën gri që uli forcën e goditjes…” – shkruan Dea duke shtuar që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm:

“Jemi mirë tani, faleminderit. Ju lutem, tregohuni të kujdesshëm në makinë”.

Kujtojmë se para pak kohësh ajo ishte edhe anëtare jurie tek emisioni She’s On Top tek E diell në Top Channel, ku dukej mjaft e afërt me ish-finalistin e BBV, Krist Aliaj. Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin që pas daljes nga “BBV2”, ku më pas edhe për shkak se ishin të dy pjesë e jurisë së “She’s on top”, Dea dhe Kristi gjithmonë e kanë mohuar se kanë një pëlqim ose që janë në lidhje me njëri-tjetrin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE