Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, i drejtohet Bardhit: Udha e mbarë në bunkerin amerikan, PD-në nuk e dëmtoni më

vovalbania September 05, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, i drejtohet Bardhit: Udha e mbarë në bunkerin amerikan, PD-në nuk e dëmtoni më

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur, këtë të martë, Kolegjin e Kryetarëve, ku është fokusuar ndër të tjera në fjalën e tij tek ndarja njëherë e mirë nga politika e vjetër 2-vjeçare, që sipas tij, i kanë ndarë demokratët nga njerëzit.

Basha vijoi më tej duke thënë se, PD-ja ekziston jo për t’i shërbyer interesave të saj personale, por për t’i shërbyer njerëzve dhe interesit kombëtar.

“Pjesëmarrjet në kuvendet kombëtare, nuk janë thjesht dhe vetëm mbledhje të delegatëve. Mesazhet që jepen në fjalimet e tyre dhe fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është një tregues i qartë.

Dua t’i drejtohem secilit prej delegatëve, dhe drejtpërdrejt i falënderoj edhe njëherë për pjesëmarrjen dhe për integritetin e lartë qytetar me vendimet historike që morën për momentin që ndodhet Partia Demokratike dhe vendi.

PD-ja nuk ekziston për t’i shërbyer vetes, por për t’i shërbyer interesit kombëtar e njerëzve. Dhe është kjo vetëdije që na ka mbajtur gjallë nga goditjet e njëpasnjëshme në të tria këndet e një kaste të vjetër politike, që lidhen ngushtë me interesa financiare dhe kriminale, që po dalin e po shpalosen para gjithë botës.

Dua ta them qartë se ne, për dy vite, me apo pa vullnetin tonë, kemi qenë pjesë e një agjende që na ka larguar nga njerëzit, na ka larguar nga hallet e tyre të përditshme. Na ka larguar nga shqetësimet e tyre.

Por, kjo nuk është politika që ne kemi zgjedhur të bëjmë. Nuk është politika që njerëzit duan dhe presin nga ne, ndaj më 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta. Që të ndryshojmë dhe të mos mbetemi në hullinë e kësaj politike, që politikën e shohin si një instrument përfitimi, pasurimi, imuniteti.

Sot mblidhemi me një trupë përcaktuese për agjendën organizative të partisë. Objektivi ynë i parë duhet të jetë integrimi në strukturat e partisë demokratike, në një kohë mosbesimi të thellë, të shkaktuar nga dështimet e njëpasnjëshme të politikës për të zgjidhur hallet e njerëzve.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se tashmë ka një kundërshtar të ri brenda demokratëve dhe të gjithë retorikën e tij politike, e ka përqendruar pikërisht te ai, Gazment Bardhi. Basha nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, por i referohet si “personi që po i çon demokratët drejt Non Grata-ve”. Basha tha se ai do të bëhet mburojë për vlerat e Partisë Demokratike dhe se nuk do të lejojë askënd, përfshirë edhe Bardhin, që ta dëmtojë PD-në.

Madje pati edhe një mesazh për të “Udha e mbarë në bunkerin amerikan”, referuar bashkëpunimit të Bardhit me Sali Berishën.

“Do bëjmë betejë vetëm për interesin e qytetarëve, ne e kemi demonstruar këtë vullnet, askush nuk është përballur më shumë se ju me pasojat e këtij vendimi, natyrisht ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cili do që kërkon t’i bashkohet aleancës së udhës së korrupsionit është i lirë, por mos mbaj flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, le të flasë në emër të klientelës së përbashkët të Bermudës, për shumë gjatë ju penguan ju, penguan PD me manovra të errëta që tani po shfaqen në sytë e demokratëve, por kjo kohë mori fund, dua ta them hapur nuk do lejojë askënd që të luajë me interesat politike të PD që kërkon të çojë demokratët symbyllazi në hyllitë e Non Gratave, sepse ne hymë në këtë betejë për të mbrojtur interesat e PD si interesat euroatlantike, i mbrojtëm me çmim të lartë.

Nuk do reshtim dhe nuk do humbasim durimin për të ftuar këdo që të reflektojë dhe të jetë pjesë e këtyre vlerave, por për ata që kanë vendosur që t’i trafikojnë vlerat në këmbim të komoditetin të rremë politik apo personal, udha e mbarë në bunkerin amerikan, PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.

“Lufta” mes tyre u vu re dhe dje në Kuvend, ku Bardhi me një sërë deputetësh në mbështetje refuzoi njoftimit e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, se Lulzim Basha do jetë kryetari i ri I grupit të PD-së pas ndryshimeve të bëra në statutin e partisë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE