Dita e dytë e Osmanit në Shqipëri, merr pjesë në një ekspozitë për Ditën e Nënë Terezës! Vizitë në Durrës e Berat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vijojë ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Ndërsa dita e djeshme ishte parashikuar për takime të nivelit të lartë, sot e para e shtetit të Kosovës do të marrë pjesë në një aktivitet me homologun Bajram Begaj për ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në Presidencë do të çelet ekspozita për nder të Nënë Terezës, një bashkëpunim midis tre institucioneve: Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Në orën 09:00, Osmani dhe Begaj do të vizitojnë ekspozitën e Arkivave dhe do të japin nga një deklaratë për shtyp. Më pas, Osmani do të marrë pjesë në Ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”.
Pas këtyre aktiviteteve, presidentja e Kosovës do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’, një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit. Ndalesa tjetër do të jetë në Durrës ku Osmani do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë doganën në Portin e Durrësit.
Axhenda
5 shtator
Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave
Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë
Vendi: Presidenca e Shqipërisë
Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit të Gardës se Republikës, z. Gramos Sako
Nisja për në BERAT
Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo
Vendi: Bashkia e Beratit
11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.
NISJA PËR NE DURRËS
Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako
Vendi: Bashkia Durrës
Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit