Gigi Hadid në një rrëfim të rrallë për mëmësinë…

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gigi Hadid në një rrëfim të rrallë për mëmësinë…

Gigi Hadid ka dhënë një rrëfim të rrallë për mënyrën se si ajo dhe Zayn Malik kujdesen për vajzën e tyre dhe se si kjo gjë ka ndikuar në jetën e saj si një nënë që punon.

Modelja 28-vjeçare ka një vajzë, Khai, me yllin e One Direction, e cila feston 3-vjetorin e lindjës në fund të këtij muaji. Dyshja e famshme nisën marrëdhënien e tyre romantike në nëntorin e vitit 2015 dhe ndarja e tyre përfundimtare ndodhi në tetorin e vitit 2021.

Në një intervistë të dhënë për “Porter”, Gigi ka folur rreth angazhimeve të saj të punës dhe se si ajo tani është e detyruar të jetë përzgjedhëse sa i përket punëve, për shkak se duhet të kujdeset për vajzën e saj.

“Mendoj se kur bëhesh prind, duhet të jesh përzgjedhëse në punën që bën sepse sinqerisht unë tashmë kam gjysmën e kohës që kisha më parë. Unë punoj kur vajza është me babain e saj dhe kjo është e gjithë koha që unë kam në dispozicion për të punuar. Punët, të cilat zgjedh të mbush atë kohë, duhen të jenë efektive”, ka thënë Hadid.

Në fotot që kanë shoqëruar këtë intervistë, Gigi duket sensacionale, teksa në njërën prej tyre ka pozuar me të brendshme dhe sipër ka veshur një xhaketë.

Marrëdhënia e Gigi dhe Zayn përfundoi me një zhurmë të madhe mediatike, pasi Zayn kishte një përleshje fizike me mamanë e Gigi, Yolanda, në vitin 2021, duke u akuzuar për katër akuza për ngacmim. Rikujtojmë se, para pak kohësh Hadid u përfol për një marrëdhënie me aktorin Leonardo DiCaprio. Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë “ende duke folur” dhe “po argëtohen” së bashku. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE