Johnny Depp dhe Jenna Ortega në një lidhje dashurie?

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Johnny Depp dhe Jenna Ortega në një lidhje dashurie?

Prej disa kohësh përflitet në rrjetet sociale dhe mediat rozë se romanca e radhës e aktorit Johnny Depp ishte me Jenna Ortega-n, 20-vjecaren që u bë shumë e famshme për rolin e saj si Wednesday Adams vitin e shkuar.

Duke kujtuar se Johnny është në të 60-tat e tij, pavarësisht se nuk duket, lajmi nuk është i vërtetë dhe këtë në fakt e ka konfirmuar vetë aktorja, në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Sipas “Daily Mail”, Ortega i ka cilësuar thashethemet si qesharake, ndërsa në postimin e fshirë shkruante:

“As nuk mund të qesh dot. Nuk kam punuar kurrë në jetë me Johnny Depp. Ju lutem, mjaft përhapët gënjeshtra dhe na lini të qetë”

Thashethemet në fakt nisën nga faqja “Deuxmoi”, që shpesh “qëllon” me lajmet e tilla, teksa u tha se Depp dhe Ortega ishin bashkë, pasi supozohet se janë pjesë e kastit “Beetlejuice 2”, i cili do të publikohet vjeshtën e vitit tjetër dhe aty janë njohur.

Gjithsesi, kjo nuk ishte një nga ato herët, kur lajmet janë të vërteta (fatmirësisht), ndërsa Depp ka qenë më parë i lidhur me avokaten Joelle Rich dhe pas disa muajsh, u ndanë, ndërsa Jenna është më private në marrëdhëniet e saj romantike dhe nuk dihet asgjë për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE