“Love Island” i ‘përgjigjet’ kritikave, ja pse konkurentët kanë telefona

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh në “Love Island” dhe pse konkurentët janë të pajisur me telefona?

Ditën e sotme një detaj i vënë re në “Love Island” nga publiku, bëri xhiron e rrjetit. Edhe pse të izoluar, ishullorët ishin të pajisur me telefona.

Pas gjithë pikëpyetjeve dhe dyshimeve, produksioni ka reaguar duke sqaruar gjithçka.

Sipas tyre, telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet, nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë.

Konkurentët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

Ky sqarim i jep kuptim edhe momentit të mëposhtëm të cilin e sollëm në vëmendje gjatë ditës së sotme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE