OKB: Vera e këtij viti theu rekordin e nxehtësisë!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB: Vera e këtij viti theu rekordin e nxehtësisë!

Ekspertët thonë fjalën e tyre: toka ka përjetuar verën më të nxehtë në histori, me temperatura rekord të regjistruara në Hemisferën Veriore. Ky gusht ka qenë më i nxehti i çdo kohe, duke mbyllur një sezon të temperaturave brutale dhe vdekjeprurëse.

Në këtë përfundim del Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe rezulton se muaji i kaluar nuk ishte vetëm gushti më i nxehtë që shkencëtarët kanë regjistruar deri më tani me pajisjet moderne.

Po ashtu ishte muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, pas korrikut të vitit 2023. Këtij pohimi të Organizatës Botërore të Meteorologjisë iu bashkua dhe Shërbimi Europian për Klimën, Copernicus.

Gushti ishte me rreth 1.5 gradë Celcius më i lartë se mesatarja e periudhës paraindustriale që është një kufi i nxehtësisë të cilin bota po tenton që mos ta tejkalojë.

Oqeanet e botës dhe që përbëjnë mbi 70% të sipërfaqes së Tokës u përballën me temperaturat më të larta të shënuara ndonjëherë, pothuajse 21 gradë Celcius. Këto temperatura vazhduan për tre muaj radhazi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres:

Përkeqësimi i situatës klimatike ka filluar.

Deri më tani, 2023-shi ka qenë viti i dytë më i nxehtë në histori, pas 2016-ës.

Shkencëtarët ua lënë fajin ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së qymyrit, përdorimit të naftës e gazit natyror, si edhe fenomenit natyror El Ninjo, që është duke ngrohur pjesë të Oqeanit Paqësor, gjë që më pas shkakton ndryshime të klimës në mbarë botën.

El Ninjo është fenomen natyror, i cili përveçse kontribuon në ngritjen e temperaturave në shumë pjesë të botës, shkakton edhe ciklone tropikale në Oqeanin Paqësor e rrit rreziqet për reshje shiu e përmbytje në pjesë të Amerikës, Azisë, si dhe në vende të tjera.

El Ninjo krijohet nga ujërat e ngrohta në mënyrë të pazakontë në Paqësorin lindor. Ai formohet kur erërat që fryjnë nga lindja drejt perëndimit përgjatë Paqësorit Ekuatorial ngadalësohen apo fryjnë nga ana e kundërt, pasi ndryshon presioni i ajrit. Por, shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë e nis ciklin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE