“Pika ime e dobët”/Donald Veshaj bën dedikimin e veçantë për një person special në jetën e tij!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pika ime e dobët”/Donald Veshaj bën dedikimin e veçantë për një person special në jetën e tij!

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV 1, Donald Veshaj ka folur shpesh për dashurinë e madhe që ka për familjen e tij. Ndërkohë që e shohim të pandarë nga vëllai i tij, Romeo, Donaldi ka treguar gjithashtu dashurinë e madhe që ka për vëllain tjetër, Mario.

Pavarësisht faktit se është tepër i ngarkuar për xhirimet e filmit të tij më të ri, “5 Herë Jo”, Donaldi  ka gjetur mundësinë që të kalojë disa momente të bukura me familjen e tij.

Në disa postime të bëra në profilin e tij të Instagramit, Donaldi ka  publikuar disa foto të babait të tij, për të cilin shprehet se është pika e tij e dobët.

Në foton e parë, personazhi i njohur publik ka publikuar një foto të babait të tij dhe të qenit, Starki. Ndërsa në një tjetër foto, bardhë e zi, ku shfaqet babai i tij duke pirë një kafe, Donaldi shkruan:

“Pika ime e dobët….”

Donaldi vazhdon të punojë fort për filmin e tij të ri së bashku me Borën, të cilët janë parë të pandarë nga njëri -tjetri. Mbrëmjen e kaluar, Donaldi zbuloi gjithashtu disa prapaskena nga xhirimi i filmit, ku zbuloi se Semi Jaupaj do jetë një ndër aktoret e filmit “5 Herë Jo”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE