Shorti për Kategorinë e Dytë, klubet mësojnë kalendarin e sezonit 2023/24!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shorti për Kategorinë e Dytë, klubet mësojnë kalendarin e sezonit 2023/24!

Në mjediset e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, sot u hodh shorti për kalendarin e Kategorisë së Dytë. Ekipet e grupeve A dhe B mësuan rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2023/24.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga Erald Shera dhe Endi Hyka, specialistë në Departamentin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”

Grupi A

Adriatiku-Sopoti
Gramshi-Tërbuni
Shënkolli-Veleçiku
Valbona-Besëlidhja
Albanët-Murlani
Iliria-Naftëtari

Grupi B

Oriku-Shkumbini
Pogradeci-Këlcyra
Butrinti-Turbina
Labëria-Luftëtari
Delvina-Devolli

Në edicionin e ri që nis më 29 shtator, në Grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe: Adriatiku, KF Sopoti, KF Gramshi, Tërbuni, Shënkolli, Veleçiku, Valbona, Besëlidhja, KKS Albanët, K.F Murlani, Iliria dhe Naftëtari.

Grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: Oriku, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Këlcyra, Butrinti, Turbina, Labëria FC, AF Luftëtari, KF Delvina, Devolli dhe Maliqi. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE