Vazhdon dominimi i kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdon dominimi i kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura, si dhe me intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar, përqendruar në relievet kodrinore-malore. Në mënyrë të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra, këto reshje priten në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike.

Era fryn relativisht intensive me drejtim nga kuadrati i lindjes, me shpejtësi deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në bregun verior e në zonat luginore është relativisht problematike dhe me shpejtësi deri në 17 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/34
Diell re shi

Kukës
17/30
Diell re shi

Lezhë
22/34
Diell re shi

Dibër
18/31
Diell re shi

Durrës
20/34
Diell re shi

Tiranë
21/35
Diell re shi

Elbasan
20/34
Diell re shi

Berat
21/35
Diell re shi

Vlorë
20/33
Diell re shi

Korçë
17/27
Diell re shi

Gjirokastër
19/33
Diell re shi

Sarandë
19/32
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE