Ylli i “Game of Thrones” Sophie Turner konfirmon ndarjen nga Joe Jonas pas 4 vitesh martesë!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Game of Thrones” Sophie Turner konfirmon ndarjen nga Joe Jonas pas 4 vitesh martesë!

Ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner, ka publikuar një deklaratë pas ndarjes nga bashkëshorti Joe Jonas. Një ditë pasi Jonas dorëzoi dokumentet e divorcit në një gjykatë në Miami aktorja erdhi me një postim në Instagram teksa shkruante se:

Pas katër viteve të mrekullueshme, kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund martesës sonë. Ka shumë spekulime se pse, por, ky është me të vërtetë një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi për ne dhe fëmijët tanë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S O P H I E T U R N E R (@sophiet)

Jonas thuhet gjithashtu se ka kërkuar përgjegjësi të përbashkët prindërore me Turner. Joe dhe ylli 27-vjeçar i “Game Of Thrones” thuhet se kanë pasur ‘probleme serioze’ gjatë këtij viti. Çifti u martua në dy ceremoni në vitin 2019, ku e para u zhvillua si një dasmë e improvizuar në Las Vegas një natë pas Billboard Music Awards 2019. Detajet për atë që ka ndodhur mes çiftit janë të pakta, por ata nuk janë parë së bashku në publik prej muajsh. Në fillim të këtij viti Jonas është parë i vetëm pa unazën e tij të martesës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE