“Amanet”, regjisori zbulon për Vip Magazine domethënien e këngës së fundit të Luizit

vovalbania September 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Amanet”, regjisori zbulon për Vip Magazine domethënien e këngës së fundit të Luizit

Me daljen nga Big Brother Vip, Luiz Ejlli i konsideruar personazhi më i kërkuar i momentit po vijon të mbushë repertorin e tij me këngë të reja. Një pjesë e mirë e tyre duket se kanë qenë dedikime për partneren e tij Kiara Tito, me të cilën u njoh gjatë rrugëtimit në Big Brother Vip.

Por duket se Luizi ka zgjedhur të mos e ndajë nga vetja Kiarën, edhe në këngën të cilën kishte paralajmëruar se do të ishte dedikim për nënën e tij.

Vargjet ndërthurin pikërisht dashurinë për të dyja ato, ndërsa shumë vëmendje ka tërhequr edhe videoklipi, ku Luizi shfaqet duke bërë gara me makina me aktorin Elvis Pupa, me të cilin krijoi një raport të veçantë gjatë BBV.

Regjisori që ka ideuar videoklipin e këngës “Amanet”, Xhulian Shabani ka treguar në një intervistë për Vip Magazine disa nga mesazhet e këtij projekti që ndoshta mund t’i kenë shpëtuar syrit të publikut.

Si ka lindur bashkëpunimi juaj me Luizin?

Bashkëpunimi ka lindur nga puna jonë që kemi bëre si SynopsisAds më herët, por edhe dëshira jonë e madhe për të bashkëpunuar me një person për të cilin edhe bënim tifo gjatë garës së tij në Big Brother!

Keni marrë komente nga ndjekësit në lidhje me projektet muzikore që ju keni realizuar bashkë?

Komente aq shume sa që nuk kemi arritur t’i falenderojmë të gjithë ata.

Në lidhje me këngën e fundit të Luizit, si ka lindur ideja e videoklipit?

Ideja e videoklipit ka lindur nga vetë misioni ose amaneti që ia dha nëna, që të luftojë për atë vajzë.

Çfarë domethënie ka gara me makina në videoklip?

Gara me makina ka domethënien se për një mision ose amanet, që ta dërgosh në vend ka sfida shumë të mëdha dhe shumë gara. Simbolika e kamerës që xhiron në eventin në fillim të kripit tregon syrin e egërsirave që prekin edhe në privatësinë e tij Luizin. Kurse gara me aktorin Elvis Pupa tregon që shpesh herë shokëty mund të futen në garë për të të marrë amanetin tënd, por prapë gara duhet marrë me sportivitet sepse duhet të dish edhe të duash, që të fitosh në jetë. Gjesti i skenës së fundit, kur Luizi e merr prapë Visin tregon se Luizi i ka zgjatur dorën shumë njerëzve edhe pse dëshironin të luftonin për ta penguar në misionin e tij. Por ai sërish nuk i ka lënë në rrugë.

Ka ndonjë simbolikë në videoklip që lidhet me nënën e këngëtarit, duke qenë se ai ka paralajmëruar se kjo do të ishte dedikim për të?

Kënga është dedikimi më i madh për një nënë. Nëna jep një amanet për të cilin duhet luftuar gjithë jetës. Luizi bën garë me miq dhe armiq për të bërë realitet misionin e nënës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE