Arsyeja e dhimbshme pse Roza Lati bëri këtë ndryshim të papritur në pamje (Foto)

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyeja e dhimbshme pse Roza Lati bëri këtë ndryshim të papritur në pamje (Foto)

Kush e ndjek Roza Latin e di mjaft mirë lidhjen e madhe që ajo ka me qenushat e saj, edhe pse njëri prej tyre ndërroi jetë më pak se një vit më parë, por dashuria që moderatorja ka për të dhe për “bashkëjetuesin” tjetër të saj vetëm sa vjen e shtohet.

Megjithatë, atë që po kalon së fundmi Roza, mund ta kuptojnë më së miri vetëm ata që kanë pjesëtarë të familjes së tyre një kafshë shtëpiake.

Pikërisht me këtë ka lidhje edhe ndryshimi i fundit në look i Rozës, që erdhi në mënyrë krej të papritur, teksa pas shumë kohësh moderatoren do e shohim me flokë të shkrutra.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se arsyeja e vërtetë përse vendosi të presë flokët është si një tribut për qenushin e saj, Sasha, e cila së fundmi është diagonostikuar me tumor.

Bashkangjitur me disa foto të Sashës, Roza ka bërë me dije se tumori gjendet në kockën e legenit dhe është në një pozicion të vështirë.

Fatmirësisht, sipas saj, bëhet fjalë për një tumor beninj, pra që nuk metastazohet në pjesë të tjera të trupit, por zmadhohet gjithsesi gradualisht dhe do të sjellë mjaft probleme për miken e saj të zemrës, ndërsa po ashtu edhe ndërhyrja që do i duhet të bëjë, nëse vendos ta bëjë, mund të sjellë mjaft vështirësi.

Roza rikujton se Sasha është 8 vjec, nuk është ende në fazën e “plakjes” së qenushave dhe ka mjaft vite të tjera përpara, prandaj kjo gjë është mjaft e vështirë për të, ndërsa është duke u sprovuar sërish pas asaj që kaloi me Pëti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE