Çfarë është trendi i takimeve “Barbenheimer” dhe pse po këshillohet kaq shumë?!

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë është trendi i takimeve “Barbenheimer” dhe pse po këshillohet kaq shumë?!

Na ka ndodhur që kur zgjedhim të dalim me njerëz që ngjasojnë me njëri-tjetrin në tipare, ne lëndohemi njësoj. Pra është momenti që mos të zgjidhni më ‘Ken’ por të hyni në trendin e ‘Barbenheimer’.

Ashtu siç shikuesit e kinemasë kanë arritur të përqafojnë si pamjen e ‘Barbiecore’ tërësisht rozë, ashtu edhe ashpërsinë e krijimit të bombës atomike gjatë premierave të dyfishta “Barbie” dhe “Oppenheimer” këtë korrik që lamë pas, beqarët tani janë të hapur ndaj idesë për të dalë me partnerë që janë plotësisht e kundërta e tyre.

Ndërsa termi është krijuar si rezultat i dy filmave më të bujshëm, takimi i poleve të kundërta nuk është në vetvete një gjë re. Njerëzit me personalitete, interesa ose prejardhje të ndryshme kanë një mundësi për të gjetur romancë së bashku. Për më tepër, nocioni “të kundërtat tërhiqen” është përdorur për vite me radhë.

Ndërsa kinematë në të gjithë botën kanë takuar fansa të Barbie me adhurues të filmave më të errët dhe më seriozë, memet janë përhapur në të gjithë mediat sociale duke analizuar turmat e ndryshme. Pippa Murphy, eksperte e seksit dhe marrëdhënieve në ‘condoms.uk’ thotë se “Efekti Barbenheimer” do të thotë që të rinjtë po kërkojnë në mënyrë aktive për partnerë të mundshëm që nuk janë “tipi” i tyre i zakonshëm. Takimet në këtë mënyrë mund të kenë përfitime shtesë për zhvillimin tuaj. Pra të dilni nga zona juaj e komfortit ju ndihmon të njihni veten dhe të rriteni si person.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE