Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

vovalbania September 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

Si rrallëherë, moderatori kosovar Robert Berisha foli për jetën e tij personale teksa ishte i ftuar në një intervistë televizive.

Robertin jemi mësuar ta shikojmë që të publikojë foto të vajzës së tij me Nora Istrefin, Rene, ndërsa vajzën më të madhe nga marrëdhënia e tij e mëparshme, Arona, e bëri publike shumë më vonë.

Ndaj, ai zbuloi arsyen pse nuk e ka pranuar qysh në fillim se ka dy vajza.

Sipas tij, fakti që nuk e ka zbuluar më parë, ka qenë mosha e saj si dhe shton se ka dashur që ajo të rritet e më pas ta vendosë vetë nëse do që të bëhet publike edhe për njerëzit e tjerë.

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme ajo me thënë “babë, a ke qejf tani ti me u bë publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postu”, rrëfeu Roberti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE