Aksident tragjik në Greqi, 4 viktima dhe 48 të plagosur/Autobusi me turistë serbë u përplas me 2 makina!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident tragjik në Greqi, 4 viktima dhe 48 të plagosur/Autobusi me turistë serbë u përplas me 2 makina!

Greqia u trondit sot nga një aksident tragjik rrugor, me katër viktima dhe 48 të plagosur, në orët e mëngjesit. Një autobus me turistë nga Serbia u përplas me dy automjete në kilometrin 521 të rrugës kombëtare Athinë-Selanik në veri të vendit fqinj. Aksidenti fatal ndodhi në dalje të saj, për në doganën Evzone.

Që të katërt viktimat u tha se ishin shtetas grekë, por më vonë u saktësua për tre grekë e një rus. Ata udhëtonin si pasagjerë në njërën prej dy makinave të përfshira në përplasjen tragjike. Një shofer mbeti i lënduar dhe po ashtu u plagosën 47 nga udhëtarët e autobusit dy katësh ku gjendeshin 81 persona. Shumica kanë marrë dëmtime të lehta.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës shkuan në zonën e aksidentit më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2 për kontrolle e mjekim të specializuar. Në vendngjarje ishin dhe shërbime zjarrfikëse.

Mësohet se autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në kryeqytetin serb Beograd. Autoritetet greke nisën një hetim rreth shkaqeve.

Greqia rezulton mes vendeve të Bashkimit Europian me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore çdo vit. Shifrat e vitit të kaluar flasin për 58 vdekje për një milion banorë sipas të dhënave të Komisionit Europian.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE