Kthesa e fortë e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kthesa e fortë e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Territori sqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim graual të vranësirave në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Linodre të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të MV.

Europa

Ishutj britanikë si edhe vendet Nordike do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave të dendura si edhe shira intensivë. Gjithashtu gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa qendrore do të jenë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore si edhe Lindja e kontinentit do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50966 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE