Pas fitores me Poloninë, trajneri Sylvinho me këmbë në tokë: Para kemi tre ndeshje të vështira!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pas fitores me Poloninë, trajneri Sylvinho me këmbë në tokë: Para kemi tre ndeshje të vështira!

Në “Air Albania” në Tiranë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit fitoi me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, me dy gola të Jasir Asanit në pjesën e parë e Mirlind Dakut në të dytën, duke i renditur kuqezinjtë në krye të Grupit E, me 10 pikë. Për kualifikueset e Euro 2024-ës, tashmë janë tre ndeshje për t’u luajtur në këtë grup. Shqipëria pret Çekinë në tetor, luan kundër Moldavisë (në transfertë) dhe me Ishujt Faroe, po në Tiranë, në nëntor.

Në konferencën për mediat pas fitores me Poloninë, trajneri brazilian Sylvinho kujtoi se ende janë tre sfida të vështira që presin kuqezinjtë.

Përpara kemi tre ndeshje të vështira dhe kundërshtarë të fortë. Patjetër që dhamë një shenjë të fortë për objektivin tonë, por të presim nëntorin që të nisim të bëjmë llogaritë për finalet e Europianit. Mbani mend Botërorin e fundit, Argjentina që ishte kampione e botës në ndeshjen e parë e humbi. Ky është futbolli dhe mund të ndodhë gjithçka në 90 minuta.

Por, sa përqind e rrugës për në Gjermani është bërë deri tani?

Mund të them se kemi bërë 50% të rrugës. Përpara kemi tre finale. Sot është dita për të festuar ndoshta dhe me një gotë verë. Ne jemi shumë të kënaqur qoftë me rezultatin, qoftë edhe me skuadrën.

Kemi bërë shumë hapa të mëdhenj. Kemi arritur të marrim 10 pikë nga 5 ndeshje. Patjetër që pas kësaj fitoreje jemi edhe më afër objektivit. Sigurisht rruga është e gjatë dhe na presin tre ndeshje të vështira përpara. Sot ishte një hap i mirë që bëri skuadra, por ende nuk kemi arritur në fund të rrugës. Eshtë e rëndësishme që në nëntor të jemi në kushtet që të qëndrojmë në garë për t’u kualifikuar.

Për ndeshjen me Poloninë, tekniku i Shqipërisë vlerësoi:

Ishin 22 mijë tifozë që na mbështetën dhe krijuan atmosferë fantastike. Eshtë e drejtë që fitoren t’ia dedikosh atyre.  Ishte një ndeshje shumë e vështirë me një skuadër si Polonia, shumë të fortë edhe pse nuk po kalon një moment të mirë, por mbani parasysh cilësitë e kësaj skuadre dhe një trajner me eksperiencë.

Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Vuajtëm 20-25 minuta, por arritëm të dilnim nga situata e të krijonim epërsi me lojtarë si Asani, Bajrami apo dhe Uzuni, të cilët vunë në vështirësi. Më pas erdhi goli fantastik i Asanit që ishte shumë i bukur e ndryshoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE