“Përuluni para Jasir Asanit” – Postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Përuluni para Jasir Asanit” – Postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit

Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Air Albania” u mbajt ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, me fitues këtë të fundit, e vlefshme për kualifikueset e Euro 24.

Goli i Mirlind Daku dhe predha e Jasir Asanit, i sigurian Shqipërisë tre pikët.

Mirëpo përpos ndeshjes spektakolare, vëmendje ka marrë dhe një postim i faqes zyrtare të UEFA-s për Asanin.

“Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një supergol”, shkroi si fillim UEFA, duke vazhduar më pas: “Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”, duke bërë kështu xhiron e rrjetit.

Momentisht, Shqipëria renditet e para në grupin E me 10 pikë, ndjekur nga Çekia me 8, Moldavia gjithashtu me 8 pikë, Polonia me 6 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.

Ndërsa më 12 tetor të këtij viti, Shqipëria pret Çekinë në Air Albania.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE