Edhe në mediat britanike flitet për “Love Island Albania”, ja çka shkruajnë ato!

vovalbania September 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe në mediat britanike flitet për “Love Island Albania”, ja çka shkruajnë ato!

Mediat britanike i kanë bërë jehonë “Love Island Albania”. The Sun dhe Daily Star kanë shkruar për konkurrentin më të ri që u fut mbrëmjen e së shtunës në vilën e dashurisë, Haris Namani.

“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip, ku në ekran u futën titujt e gazetave për ish të dashurën e tij të ‘tërbuar’ që e thërriste jashtë. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun.

Kjo ka shkaktuar edhe komente të shumta.

“Ai ka qenë në Love Island UK, kjo ka për të qenë argëtuese”, shkruan një fans.

Haris, i cili është shqiptar i Kosovës, numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

“Shumë prej jush më keni mbështetur në Love Island Angli dhe pres që ta bëni edhe këtu. Kam ardhur prej Anglisë që t’i hallakas. Vetë konkurrentëve kam me ju thënë rrëmuja po vjen. Keni lexuar shumë lajme për mua, por janë thashetheme”, shprehej Haris në klipin prezantues.

Kjo eksperiencë e re për Haris nuk është e panjohur, por një gjë e dimë me siguri që ujërat në vilën e dashurisë janë trazuar sërish.

Edhe miqtë e tij që kanë marrë pjesë në ‘reality show’ nuk kanë nguruar që t’i urojnë atij suksese në rrugëtimin dhe aventurën e re që ka marrë në “Love Island Albania”.

Një nga personat që e ka uruar është edhe Kai Fagan një nga fituesit e spektaklit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE