E futi në kategorinë e pleqve, Bleona i kthehet keq ndjekësit

vovalbania September 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E futi në kategorinë e pleqve, Bleona i kthehet keq ndjekësit

Bleona Qereti ndër vite është konsideruar nga vajzat më tërheqëse të skenës muzikore shqiptare.

Ajo vazhdon të mbajë këtë primat përkundër viteve.

Edhe pse nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor kohët e fundit, Bleona është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, aty ku është goxha aktive.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekës disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

Bukuroshja shqiptare i ka realizuar pozat në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por nuk kanë munguar as komentet negative që Bleona ka vendosur që t’u përgjigjet.

“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush.

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE