Pjesë e filmit të Donaldit dhe Borës është edhe një nga artistët më të mirë shqiptarë
vovalbania
September 16, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj po xhirojnë filmin e tyre të parë së bashku që quhet “5 herë jo”.
Sipas asaj që dihet deri tani, filmi sjell pjesëza nga historia e tyre dhe është një komedi-romantike që do vijë në kinema në muajin dhjetor.
Përveçse si aktorë, Bora dhe Donaldi vijnë edhe si producentë të filmit. Sakaq, pjesë e tij do jenë edhe figura të tjera publike.
Ndërsa sot, çifti ka zbuluar se pjesë e filmit do jetë edhe Alban Skënderaj. Në Instagram ata kanë ndarë disa foto nga sheshxhirimet ku shihen në prani të Albanit, rolin e të cilit nuk e dimë ende.
Donaldi është shprehur shumë i lumtur për pjesëmarrjen e tij duke shkruar se ka qenë gjithnjë fans i muzikës së tij.